Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm: Mbyllen zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike, ja kur rinis puna

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d56d79807d8613ba6c26b05395bf0138

Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në ambasadën shqiptare në Greqi do të mbyllet që nga dita e nesërme.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka lajmëruar se puna do të rinisë sërish me datë 5 janar 2021.

Në postim është shkruar se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:

Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img