Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasada ruse për "spiunët" e arrestuar: I kemi dërguar notë verbale Ministrisë së Jashtme! Asnjë përgjigje, edhe telefonin nuk e ngrenë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada ruse për "spiunët" e arrestuar: I kemi dërguar
Ambasada e Rusisë në Tiranë thotë s e nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në Gramsh. Gazetarja Anila Hoxha përmes e-mail kërkoi shpjegime nga selia diplomatike, duke shtruar pyetjet: “A keni kontaktuar me shtetasit e arrestuar? A jeni vendosur në dijeni për akuzat ndaj të dyshuarve nga shteti shqiptar” dhe "Cili është reagimi juaj për incidentin e Gramshit? A janë spiunë tre të arrestuarit?" Sot, Ambasada ruse iu është përgjigjur pyetjeve dhe shpreh keqardhjen që nuk ka mundur të sigurojë asnjë reagim nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Ata shprehen se i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme informacion për incidentin dhe akuzat e ngritura ndaj rusëve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. "Ambasada ka ndërmarrë gjithashtu në mënyrë të përsëritur përpjekje për t’u lidhur me MEPJ-në e Shqipërisë nëpërmjet telefonit apo postës elektronike. Megjithatë, deri në ditën e sotme të gjitha kërkesat tona kanë mbetur pa përgjigje", thuhet ndër të tjera në përgjigje, veç notës verbale që Ambasada e Rusisë thekson se i ka dërguar Ministrisë së Jashtme.

Reagimi i plotë i Ambasadës së Rusisë në Tiranë:

“Pasi nuk morëm asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit, Ambasada Ruse në Shqipëri dërgoi më datë 22 gusht të këtij viti një notë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar. Ambasada ka ndërmarrë gjithashtu në mënyrë të përsëritur përpjekje për t’u lidhur me MEPJ-në e Shqipërisë nëpërmjet telefonit apo postës elektronike. Megjithatë, deri në ditën e sotme të gjitha kërkesat tona kanë mbetur pa përgjigje. Përkatësisht, për rrethanat e incidentit, fatin e shtetasve rusë të ndaluar, si edhe akuzat e ngritura ndaj tyre ne mund të gjykojmë, bazuar vetëm në njoftimet e medias. Për sa më sipër, nuk mund të mos ngjallë keqardhje fakti që pala shqiptare shmang zbatimin e dispozitave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963, e cila përcakton detyrimin e organeve kompetente të vendit pritës për të informuar menjëherë përfaqësuesit konsullorë për ndalimin dhe incidente të tjera që ndodhin me shtetasit e vendit që ata përfaqësojnë. Me respekt, Ambasada Ruse nё Tiranё.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu