Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Ambasada mesazh shtetasve amerikanë: Shmangni tubimet e mëdha, situata mund të ndryshojë shpejt

Lajme të ngjashëm

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin tubimet e mëdha, për protestën që do të zhvillohet sot në Tiranë. Partia Demokratike ka thirrur simpatizantët e saj nga gjithë Shqipëria që të jenë në orën 12.00.

“Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”, u kërkohet shtetasve amerikanë, teksa theksohet që të monitorojnë mediat për udhëzimet e autoriteteve.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha.

Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.


Më shumë