Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ambasada mesazh italianëve: Shmangni protestën e nesërme, tregoni kujdes maksimal

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm pak orë para protestës së dytë opozitare, Ambasada Italiane në Shqipëri i dërgon një mesazh sensibilizues shetatsve italianë në vendin tonë.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë ditës së nesërme duke shmangur vendet ku pritet të mbahet protesta, siç është njoftuar deri më tani, përpara godinës së parlamentit.

“Njoftim për qytetarët italianë rreth manifestimit të planifikuar në Tiranë të enjten 21 shkurt 2019.

Të enjten më 21 shkurt 2019, duke filluar rreth orës 10.00, do të ketë një protestë politike që do të mbahet në zonën që rrethon Parlamentin (rruga George Bush dhe bulevardi Zhan D’ark) dhe kjo mund të ndikojë në të gjithë Bulevardin Deshmorët dhe Kombit.

Rekomandohet që të largoheni nga zona në fjalë, të shmangni tubimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe, në përgjithësi, të tregoni kujdes maksimal.

Gjithashtu duhet të theksohet se ngjarja mund të ketë pasoja në aksesin rrugor në qytet”, njofton ambasada.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll