Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada italiane në Tiranë apel politikës: Angazhohuni në dialog konstruktiv

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada italiane ne Tirane

Ambasada italiane në Tiranë vetëm disa orë përpara protestës, i ka bërë thirrje palëve që të ruajnë qetësinë dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv.

Me anë të një deklarate në faqen e saj zyrtare, Ambasada italiane ka bërë thirrje për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave.

Në deklaratë theksohet se ambasada italiane mbështet të drejtën për të protestuar, por në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Ambasadës së Italisë në Tiranë në prag të protestës së 21 qershorit 2019

Ambasada e Italisë në Tiranë respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim të thellë për episodet e dhunës që kanë ndodhur së fundmi në disa rajone të Vendit. Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e organizatorëve për të garantuar që demonstrimet të zhvillohen në mënyrë të sigurtë, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave. Përdorimi i lëndëve shpërthyese apo çfarëdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kuadër, autoritetet ligjzbatuese gjithashtu kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të tejkaluar situatën aktuale politike dhe për të mbështetur e konsoliduar përparimin që Shqipëria ka bërë në procesin e reformave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll