Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Ambasada Gjermane uron Bajram Begajn: Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës; BE: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada gjermane në Tiranë  ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada  shkruan se “zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës, e cila krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit dhe për të punuar për kapërcimin e sfidave.

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruan ambasada gjermane.

 Gjithashtu shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell  uron Begajn, duke shkruar se pret të punojnë së bashku për një marrëdhënie të begatë  BE – Shqipëri.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE – Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE-së Joseph Borrell.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img