Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada Gjermane në Tiranë: Mund të udhëtojnë personat me arsye të rëndësishme dhe ata me vaksinim të plotë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada Gjermane në Tiranë: Mund të udhëtojnë personat

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se kufiri kalohet vetëm nëse shqiptarët kanë një arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë.

Njoftimi i plotë:

Riaktivizim i kufizimeve të hyrjeve në Gjermani nga udhëtarë shqiptarë kushtëzuar prej pandemisë❗❗❗

Duke nisur që prej ditës së diel 05.09.2021 Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri. Kjo masë merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19. Për këtë arsye që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë (kjo vlen edhe për ato udhëtime, ku nuk nevojitet vizë). Verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit.

ℹ️ Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqen tonë të internetit: ?  https://bit.ly/3nlWL8B

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu