Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ambasada Gjermane në Tiranë jep lajmin: Sot u nënshkrua një hua prej 100 milionë euro për zbatimin e reformës në…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Piter Zingraf, së bashku me ministren e Financave Anila Denajn dhe drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) Björn Thies ditën e sotme kanë nënshkruar një hua për zbatimin e reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije ambasada Gjermane, ku shkruan se sot është nënshkruar një hua prej 100 milionë euro për zbatimin e reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, Gjermania po mbështet një paketë të rëndësishme reformash që kontribuon në një treg të liberalizuar, transparent dhe të drejtë për energjinë në Shqipëri.

“Në prani të Ambasadorit Peter Zingraf, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj dhe Drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË) z. Björn Thies, nënshkruan një hua prej 100 milionë Euro për zbatimin e reformës në sektorin e energjisë në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇩🇪 Në këtë mënyrë, Gjermania po mbështet një paketë të rëndësishme reformash që kontribuon në një treg të liberalizuar, transparent dhe të drejtë për energjinë në Shqipëri. ⚡

Ambasadori Zingraf theksoi: “Ne jemi të lumtur që Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në reformën e sektorit të energjisë. Kjo do të ketë gjithashtu efekte pozitive për degët e tjera të ekonomisë si dhe për qytetarët/et”” thuhet në postimin e ambasadës.

Më shumë

spot_img
spot_img