Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ambasada gjermane kujton ngjarjet e 2 korrikut 1990, Zingraf takon Ylli Bodinakun, shqiptarin që rrëzoi murin e ambasadës me kamion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada gjermane në Tiranë ka kujtuar ditën e sotme ngjarjet e 31 viteve më parë kur mijëra shqiptarë u arratisën jashtë përmes ambasadave.

Në faqen zyrtare ambasada ka postuar momentin e takimit të diplomatit gjerman, Peter Zingraf me shqiptarin Ylli Bodinaku, i cili rrëzoi murin e ambasadës gjermane me një kamion ku ndodheshin 40 refugjatë dhe djali i tij 3 muajsh.

Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona.

“Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.

Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri. Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img