Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm: Rikthehet testimi i detyruar dhe KARANTINA duke filluar nga…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d46b2ccb7347e68cbc1343fc936da577

Qeveria Federale e Gjermanisë e ka klasifikuar Shqipërinë si një zonë me incidencë të lartë të koronavirusit, së bashku me 24 vende të tjera.

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se që nga dita e dielë shqiptarët do të jenë të detyruar të bëjnë testin COVID para se të hyjnë në Gjermani, ndërkohë që duhet edhe të rrinë 10 ditë karantinë pas mbërritjes atje.

Njoftimi i ambasadës gjermane:

 E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani ❗❗❗

Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

 Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

–  Hyrje vetëm me testim negativ

–  10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

– Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img