Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Ambasada gjermane dhuron automjete dhe pajisje logjistike për Policinë e Shtetit, Zingraf i dorëzon donacionin Rrumbullakut

Lajme të ngjashëm

Policia Federale Gjermane ka dhuruar pesë automjete dhe një sërë pajisjesh të tjera logjistike, të cilat i shtohen flotës operacionale të Policisë së Shtetit.

Këto pajisje dhe automjete të tjera do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe të efektivitetit të përmbushjes së detyrave funksionale, nga punonjësit e Policisë.

Ky donacion prej rreth 560 000 eurosh, iu dhurua Drejtorit të Përgjithshëm të  Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nga ambasadori gjerman Peter Zingraf.Drejtori i Policisë falenderoi diplomatin gjerman, duke thënë se kolegët gjermanë i ka patur në krah, që në fillim të detyrës së tij.

Gjithashtu Rrumbullaku shprehu se ndihma dhe kontributi i vazhdueshëm i Policisë gjermane dëshmojnë besueshmërinë, partneritetin dhe profesionalitetin që Policia e Shtetit shkëmben me kolegët ndërkombëtarë. Sipas tij  ky donacion vjen në kohën më të favorshme për Policinë e Shtetit, kur qasja e re institucionale duhet të mbështetet me logjistikë dhe teknologji bashkëkohore, në mënyrë që qytetarët të shohin rezultate shumë pozitive.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm shtoi se punonjësit e Policisë së Shtetit gëzojnë integritetin dhe profesionalizmin e duhur, dhe se janë tërësisht të angazhuar, për të qenë krah për krah, me kolegët gjermanë, në betejat e përbashkëta kundër fenomeneve kriminale.

Ky donacion përbëhet nga 5 automjete, nga të cilat, 1 autoambulancë dhe pajisje të tjera, me vlerë rreth 560 000 euro. Ky set logjistik do të rritë kapacitetet profesionale të Departamentit për Kufirin dhe Migracionit dhe të njësive speciale, shpejtësinë e reagimit operacional të tyre, në terren, si dhe do të ndikojë në përmbushjen sa më efikase të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, në drejtim të luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Ambasadori Zingraf gjatë fjalës së tij, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për qasjen e re profesionale dhe për klimën bashkëpunuese që ka implementuar në Policinë e Shtetit.

Bashkëpunimi midis Policisë shqiptare dhe asaj gjermane për Zingraf është real, konkret dhe i prekshëm nga qytetarët, pasi është i ndërtuar mbi baza besimi dhe vendosmërie të përbashkët, për të garantuar rend dhe siguri publike, për qytetarët e të dy vendeve.

Ambasadori gjithashtu theksoi se Policia Federale Gjermane dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë të jenë krah për krah me Policinë e Shtetit, si partnerë, miq dhe kolegë gjatë operacioneve, për përmbushjen e misionit të përbashkët.


Më shumë