Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Ambasada gjermane bën njoftimin e rëndësishëm: Këto janë rregullat e reja për personat që duan të aplikojnë për vizë pune

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar rregullat e reja për personat të cilët duan të aplikojnë për të lënë një datë të caktuar për intervistë me qëllim punësimin e tyre në këtë vend. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se ky ndryshim do të bëhet për shkak të kërkesës së lartë për orare aplikimi për vizë.

Personat e interesuar për vizë pune, do të kenë mundësinë që të aplikojnë duke filluar nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Të reja në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor: Ndryshim në procedurën e caktimit të takimeve.

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për orare aplikimi për vizë me qëllim punësimin sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, dhe me qëllim sigurimin e mundësive të barabarta për një orar aplikimi, që prej dhjetorit 2021 këto orare do të caktohen përmes një procedure të përmuajshme shorti.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit.

Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave.

Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.

-Informacione të rëndësishme:

-Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.

-Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.

– Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.

-Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

-Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img