Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada e SHBA uroi 29 Nëntorin, ish-gazetari i VOA: Gabim diplomatik! U kërkoni falje sa më shpejt atyre që kanë vuajtur nga komunizmi

Shkruar nga Newsbomb

Dy ditë më parë Ambasada Amerikane në Shqipëri me anë të një mesazhi në rrjetet sociale uroi shqiptarët për 29 Nëntorin, festën e çlirimit të vendit.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, thuhej në urim.

Por postimi ka marrë shumë komente kundërshtuese, që i kujtonin ambasadës e SHBA se kjo datë përçan shqiptarët, pasi shumë prej tyre vuajtën si pasojë e komunizmit që erdhi në pushtet. Njëri prej komentuesve është edhe ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Konomi, i cili e quan urimin e ambasadës së SHBA një gabim diplomatik, teksa kërkon që t’u këkrohët falje sa më shpejt qytetarëve që kanë vuajtur nga komunizmi.

“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditë të Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri duhet t’u kërkohet falje sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan gazetari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.