Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ambasada e SHBA: Shqiptarët folën qartë, zgjedhjet ishin legjitime

spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Shtetit i njeh zgjedhjet në Shqipëri si legjitime dhe i bën thirrje opozitës shqiptare të njohë rezultatin.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim poston mesazhin, duke uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për garën e fortë.

“Ne urojmë kryeministrin Edi Rama si dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhje. Gjithashtu urojmë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha që udhëhoqi një fushatë të fortë duke i dhënë zë shumë qytetarëve si dhe duke dhënë shpresë. Më me rëndësi, urojmë qytetarët shqiptarë, që folën qartë.

Duke njohur rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, liderat duhet të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e shqiptarëve. Presim të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Ne konstatojmë raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe presim raportin final, që duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, thuhet në mesazh.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img