Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ambasada e SHBA-së i dhuron paisje Drejtorisë së Burgjeve: Reformat duhet të trajtojnë korrupsionin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b18b31e6158edf38d5038bea3aaa85e6

Ambasada e SHBA-së i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithsmë së Burgjeve disa kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit.

Lajmi është bërë me dije nga Ambasada me anë të një postimi në rrjtet sociale, ndërsa bëhet me dije se ka qenë drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës, Ben Rockwell, i cili i ka dhuruar paisjet gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Ndër të tjera në postim thuhet se reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Si pjesë e mbështetjes, Drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockwell i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit.

Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit. Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre.

Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet,” thuhet në postimin e ambasadës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img