Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ambasada e SHBA reagon për vendimin e KQZ: Fitore! Paralajmërim për kriminelët që synojnë zgjedhjet e 2017

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9a3c7477e1f5bbbfae3a198c2c31001d

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatet dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit, si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se ky vendim është një fitore për popullin shqiptar, ndërsa flet për herë të parë për rrezikun e hyrjes së kriminelëve në zgjedhjet e 18 qershorit, duke i paralajmëruar ata për pasojat e ligjit të dekriminalizimit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit. Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.

Lexo edhe: Dekriminalizimi/ KQZ i heq mandatin dy deputetëve dhe kryebashkiakut Elvis Rroshi

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img