Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasada e SHBA pro miratimit të draftit për “Drejtësinë”: Deputetët ta votojnë në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Drejtësisë. Në deklaratën e ambasadës thuhet se paketa e miratuar ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe B dhe se ajo i hap rrugën miratimit të një reforme të thellë.

Duke nxitur dialogun mes qeverisë dhe opozitës, Ambasada e SHBA-së u ka bërë sërish thirrje deputetëve të votojnë në Kuvend kalimin e kësaj reforme.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese