Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e Kuvendit për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut: Hap i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e Kuvendit për zgjatjen e

Ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për të miratuar zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian.

"Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme", shkruhet në reagimin e ambasadës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.