Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ambasada e SHBA për aplikuesit e Lotarisë: Kini kujdes nga këta persona, kërkojnë para

Lajme të ngjashëm

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA-ve, u thotë aplikuesve që të tregojnë kujdes nga ata persona që u kërkojnë para për t’i ndihmuar.

Ambasada bën të qartë se aplikimi për Lotarinë Amerikane bëhet pa pagesë.

Dhe se faqja dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin.

” Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj.”, shkruhet në njoftim.

 

Më shumë