Hapësire reklamuese

Bota

Ambasada e SHBA paralajmëron për një sulm terrorist në Moskë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e SHBA paralajmëron për një sulm terrorist në

Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha në Moskë, për shkak të asaj që tha se ishin raportime se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer një sulm.

Ambasada amerikane, që vazhdimisht u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia, nuk dha detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit, por tha se njerëzit duhet të shmangin turmat.

“Ambasada po monitoron raportimet se ekstremistët kanë plane të afërta për të shënjestruar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncertet dhe shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”, u tha në mesazhin e Ambasadës të publikuar në ueb-faqen e saj.

Lufta që Rusia nisi në Ukrainë më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Moskës dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962 dhe presidenti rus, Vlaidmir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi rrezikon të provokojë një luftë bërthamore nëse dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qenë më të këqija dhe ka thënë se SHBA-ja po lufton kundër Rusisë duke mbështetur Ukrainë me para, armë dhe inteligjencë. REL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese