Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët: SHMANGNI tubimin e madh në Tiranë, situata mund të ndryshojë shpejt

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pritet të nisë për pak minuta protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Sakaq, Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin këtë “tubim të madh”, pasi “situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”.

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për shtetasit e saj:

Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img