Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Prokurorët në Shqipëri ndjekin rastet e korrupsionit të ulët, por ka shqetësime për korrupsionin masiv

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada amerikane në Tiranë ka deklaruar se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por fenomeni është edhe më i përhapur.

Duke iu referuar raportit të DASH për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020 publikuar mbrëmjen e djeshme, sipas ambasadës së SHBA problemi kryesor në Shqipëri mbetet përhapja e korrupsionit në të gjitha nivelet.

“Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë. Për raportin e plotë për Shqipërinë në gjuhën angleze, ju lutemi klikoni këtu: https://bit.ly/3m8HKnQ

Ne do ta publikojmë raportin edhe në gjuhën shqipe sapo ta kemi të gatshëm”, shkruan ambasada amerikane”, shkruan ambasada e SHBA.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll