Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada e SHBA MESAZH për Reformën në Drejtësi: Vettingu do i bëjë të gjithë të barabartë

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh për Reformën në Drejtësi mëngjesin e sotëm.

Me anë të një videoje në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada shpjegon se çfarë është vettingu, si bëhet rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë.

Ambsada e SHBA deklaron se procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

"Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit", shkruhet krahas videos.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.