Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar sot, më 8 dhjetor Ditën e Rinisë në Shqipëri.
Përmes nj njoftimi në faqen zyrtare ambasada shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë, protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij.
Ambasada nderon guximin e studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.
“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ambasada e SHBA.