Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada e SHBA kujton vizitën historike të presidentit George W Bush në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e SHBA kujton vizitën historike të presidentit George W Bush

Ambasada amerikane në Tiranë kujton përmes disa pamjeve vizitën historike të presidentit George W Bush dhe bashkëshortes së tij, 16 vite më parë në Shqipëri.

Presidenti Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste më 10 qershor 2007. Ai vizitojë dhe Fushë Krujën, ku sot nderohet me një statujë në qendër të qytetit.

"Sot është 16-vjetori i vizitës historike të Presidentit të SHBA George W Bush në Shqipëri. Presidenti Bush u bë presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë postkomuniste më 10 qershor 2007.

Në nder të vizitës së tij në Fushë Krujë dhe mbështetjes së tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, qyteti zbuloi një statujë të Presidentit Bush në 2011. Ju kujtohet vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri?", shkruan Ambasada e SHBA dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll