Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujton sot protestat e studentëve të Dhjetorit 1990 dhe thotë se të rinjtë e asaj kohe ishin ata që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Ambasada thekson se SHBA-të qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend "si e gjithë Europa".
"Sot, ne kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë të cilët ishin nismëtarë të protestave që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë më 8 dhjetor 1990.
Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa ata kërkuan një vend "si e gjithë Europa" dhe ne jemi me krenari krah jush sot, teksa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.