Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ambasada e SHBA i dhuron Prokurorisë pajisje për të luftuar korrupsionin dhe krimin: Të çojmë përpara Reformën në Drejtësi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy kanë zhvilluar një takim me kryeprokurorin, Olsian Çela.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi nga Ambasada e Bashkuar e Amerikës të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj Prokurorisë, ku thotë se ata janë në vijë e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve.

Teksa shton se kanë dhuruar pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.

“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Më shumë

spot_img
spot_img