Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasada e SHBA “gjithë sy e veshë” mbi numëruesit: Askush të mos shpallë fitore pa u numëruar të gjitha votat

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e SHBA “gjithë sy e veshë” mbi numëruesit:

Ambasada e SHBA në Tiranë po monitoron nga afër procesin e numërimit të votave në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore deri në momentin përfundimtar të mbylljes së numërimit të votave në të gjithë vendin.

“Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet. #KrahPerKrah”, shkruan ambasada e SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese