Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Ambasada e SHBA dënon lajmet e Rusisë: Po përhap qëllimisht gënjeshtra, si pretekst për të justifikuar luftën në Ukrainë

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Kremlini po përhap qëllimisht gënjeshtra të qëllimshme sipas të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po kryejnë aktivitete të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Siç e kemi thënë gjithnjë, Rusia po shpik pretekste të rreme në përpjekje për të justifikuar veprimet e saj të tmerrshme në Ukrainë.”

Kështu thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila dënon lajmet e shpërndara nga Rusia dhe thotë se ato janë dukshëm pretekste për të justifikuar luftën. Kremlini zyrtar ka thënë se SHBA po përdor armë biologjike në Ukrainë.

“Kremlini po përhap qëllimisht gënjeshtra të qëllimshme sipas të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po kryejnë aktivitete të armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Siç e kemi thënë gjithnjë, Rusia po shpik pretekste të rreme në përpjekje për të justifikuar veprimet e saj të tmerrshme në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk zotërojnë apo punojnë në laboratorë kimikë ose biologjikë në Ukrainë, janë në përputhje të plotë me detyrimet e tyre sipas Konventës së Armëve Kimike dhe Konventës së Armëve Biologjike, dhe nuk zhvillojnë apo zotërojnë armë të tilla askund.

Rusia e ka kthyer në histori akuzimin e Perëndimit për krimet që vetë Rusia kryen. Këto taktika janë një komplot i qartë i Rusisë për t’u përpjekur të justifikojë sulme të mëtejshme të paramenduara, të paprovokuara dhe të pajustifikuara ndaj Ukrainës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Më shumë




spot_img








spot_img