
Pas Ambasadës Amerikane, reagoi së fundmi dhe pala britanike për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Tahiri.
Ambasadori britaik Duncan Norman vlerëson se ‘’sistemi i drejtësisë në Shqipëri po maturohet’’.
Por, zyrtari britanik nuk harroi të theksonte se dështimi për ta dënuar Tahirin për akuza më serioze nxjerr në pah rëndësinë e implementimit të Reformës në Drejtësi’.
Deklarata e ambasadorit britanik Norman për çështjen ‘Tahiri’:
Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po maturohet. Por, dështimi për të dënuar për akuza më të rënda ngre pyetje dhe shfaq rëndësinë e implementimit total të Reformës në Drejtësi.
The verdict on Saimir Tahiri shows that Albania's legal system is growing in maturity. But the failure to convict against the more serious charges raises questions and shows the importance of seeing through the judicial reform to the end.
— Duncan Norman (@DNormanFCO) September 20, 2019