Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasada britanike i “tërheq veshin” qeverisë: Kandidatët dhe kryetari i AMA-s të jetë i pavarur, ka rëndësi jetike për besimin tek publiku

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada britanike i “tërheq veshin” qeverisë:

Pas apelit nga OSBE, ka reaguar dhe ambasada britanike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të AMA-s ditën e sotme në Kuvend.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Ambasada e Britanisë së Madhe thotë se e kandjekur me kujdes zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të AMA-s teksa apelon që zgjedhja e tyre të bëhet me profesionalizëm të plotë.

Theksohet se kreu i AMA-s duhet të jetë i pavarur pasi kjo ndikon në besimin e publikut te pavarësia e mediave.

Më herët dje PD ka denoncuar dhe ka akuzuar Ramën se do të vendosë në krye të AMA-s zëdhënësen e tij, Armela Krasniqi.

Shënimi i Ambasadës britanike

Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.

Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll