Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme! Grupet e armatosura të PD, të refuzohen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën shokuese të Xhelal Mziut, i cili para mbështetësve të tij në Diber pasditen e djeshme, shprehej se grupet e PD janë gati të ndëshkojnë këdo që prek votën njëlloj si në Elbasan.

Më pas, Mziu u detyrua të kërkonte falje. Sipas Ambasadores Yuri Kim, dhuna në Elbasan nuk mund të justifikohet dhe nuk duhet të përsëritet. Grupet e armatosura të PD thotë ajo, i përkasin të shkuarës dhe duhet të refuzohen.

“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.

Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta çojnë këtë Shqipëri larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.

Video e Xhelal Mziut:

1- Lexo edhe: Xhelal Mziu: Kemi gati grupet tona, na telefononi dhe çdo person i dyshimtë do e pësojë si ai i Elbasanit!

2- Lexo edhe: Pendohet Xhelal Mziu: U kërkoj ndjesë shqiptarëve, e thashë nga emocionet e forta

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img