Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e saj të cilët duan të largohen nga Shqipëria.
Ata duhet të dërgojnë një e-mail sot para orës 10:00 me orën shqiptare.
“Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi dy fluturime që mund të udhëtojnë për në qytete europiane, nga ku pasagjerët mund të marrin fluturime për në Shtetet e Bashkuara. Nëse je qytetar amerikan dhe dëshiron të largohesh nga Shqipëria, dërgoni një email sot, përpara orës 10:00 (ora shqiptare) në [email protected] “, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.