Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të gjashtë të Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e selisë diplomatike në Tiranë.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan Ambasada e SHBA.
Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot, në moshën 56-vjeçare. Nishani u shtrua fillimisht në “Senatorium” për pasojat e postcovid, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u nis për në Gjermani, ku ka mbyllur sytë përgjithmonë.