Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Ambasada amerikane e bën të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt! Mbështesim rrugën evropiane të saj

Lajme të ngjashëm

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Ky reagim vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në Tëitter kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për mosnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Tëitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Tëitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, vijon sqarimi.


Më shumë