Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ditë më parë humbën një njeri të pasur në shpirt dhe në art. Vdekja e të madhit Zef Deda trishtoi të madh dhe të vogël, të gjithë ata që janë rritur me humorin e tij.
Një boshllëk të madh ka lënë sigurisht dhe në familjen e tij, te dy djemtë Juli dhe Marjani si dhe te bashkëshortja, bashkëshoqëruesja e tij në rrugën e jetës, Rozina Deda.
Një tjetër postim ka ardhur së fundmi nga aktori, Julian Deda, i cili krah falenderimeve që u ka bërë të gjithë atyre që i kanë qëndruar afër përgjatë këtyre ditëve të vështira, ka zbuluar kështu edhe amanetin që i ati u ka lënë.
“Porosia e tij e fundit "ju du t'qeshun", do shkoje ne vend.
Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Deda krah fotos me nënën dhe të vëllain, ku shihen të qeshur ashtu si dhe Zefi donte t’i shihte.
Aktori i mirënjohur, kolosi i humorit shqiptar, Zef Deda, ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 73-vjeçare. Zef Deda vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë me të cilën nuk arriti të fitonte betejën. Ai u përcoll për në banesën e fundit më 25 nëntor mes lotëve të familjarëve, kolegëve dhe qindra shqiptarëve të cilët ndonëse nuk patën mundësi për të qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit, i shprehën ngushëllime familjarëve përmes mesazheve dhe rrjeteve sociale.
LEXO EDHE: Ndahet nga jeta kolosi i humorit shqiptar, Zef Deda!