Hapësire reklamuese

OpEd

“Aman doktor, mareshali i revolucionit antisorosist, prano të takosh shokun e Trump-it”

Shkruar nga Newsbomb
“Aman doktor, mareshali i revolucionit antisorosist, prano të takosh

Shkruan Namir Lapardhaja

"AMAN, DOKTOR, PRANO TË TAKOSH ATË SHOKUN E TRUMPIT!"

Ngjarje të stuhishme, zhvillime të rrufeshme, takime të furishme....raportohen se po ndodhin, të dashur miq!

Aman, kokëfortë i madh legjenda jonë..., Mareshali i revolucionit antisorosist, mbrojtësi heroik i konservatorizmit shqiptar dhe i sovranizmit kombëtar, sjellësi i demokracisë dhe dhënësi fund i kryetarokracisë...

Siç raporton edhe "çorri com”, prej pasdites së djeshme, Ajo, dora vet, e dërguara e posaçme e Presidentit Trump pranë “Shtëpisë së Ilirit”, mbrojtësja e vlerave konservatore, luftëtarja e paepur kundër Sorosit, ambasadorja e së vërtetës dhe peshëmatësja e së drejtës, syri i padukshëm i së ardhmes dhe veshi i padëgjuar i së tashmes, zbuluesja e agjentëve në radhët e demokratëve dhe e poliagjentëve në radhët e demokratëve dhe socialistëve....; vet Ajo, pra, është duke iu lutur dhe i ka dorëzuar një peticion me mbi një milion firma nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Medvegjia dhe Bujanovski, Hoti, Gruda.... dhe diaspora, pa dallim race, krahine, ideje...., vet Atij, pra Doktorit, ku i lutet me aman: “Aman, Doktor, më qafsh mua, tako gjysmë ore Mike Pompeun meqenëse erdhi në Tiranë!”

Në takimin që po zhvillohet në zyrat e Rithemelimit në kafenenë e Fanit të Ferruzesë marrin pjesë dhe proamerikanët e shquar shqiptarë, konservatorët dhe sovranistët e mirënjohur: Nuli, Moka, Hani, Pini, Pina, Elifi, Matraku, Difja, Defi, zonja Skile dhe disa të tjerë.

Edhe këta, siç raportohet nga të njëjtat burime, janë duke iu lutur Doktorit me aman:  “Aman, Doktor, prano ta takosh atë shokun e Trumpit!”

Por, siç thonë se thotë, Doktori paska thënë: “Nuk e takoj! Nuk dua të ndikojë në gjyqin që është duke u zhvilluar në Paris të Francës dhe në Apel të Tiranës! Dua të jem i barabartë përpara drejtësisë!”

Paskan ngelur të gjithë këta proamerikanët me vizion perëndimor gojëhapur dhe paskan plasur brohërimat: “Rroftë Doktori ynë! Për para, Përpara!”

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.