Hapësire reklamuese

Aktualitet

AMA 'shuplakë' qeverisë, nuk miraton Paketën 'Anti-shpifje'

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_288620" align="alignnone" width=""]Autoriteti i Mediave Audiovizive [/caption]

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) hodhi poshtë projektligjin e qeverisë Rama që kërkon ndërhyrje në median e shkruar online.

Në mbledhjen e sotme me 5 anëtarët e AMA-s, Agron Gjekmarkaj Suela Musta dhe Sami Nezaj refuzuan propozimet e qeverisë për ndryshimet në ligjin ''Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë''.

Projektligji ''Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë'', qeveria pretendon se ka ndjekur praktikat dhe rekomandimet e BE-së.

Disa prej nevoja të reformimit të medias, si: forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, nuk gjejnë vend në projektligjin e qeverisë.

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar, atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët t'i japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht, ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, deklarojnë 3 anëtarët e Ramës.

Projektligji i qeverisë për mediat oneline ''Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë'' njihet dhe ndryshe si Paketa ''Anti-shpifje'' parashikon vendosjen e gjobave ndaj mediave online që prodhojnë qëllimisht ''lajme të rreme'' (fakeneës). Ky projektligj, i iniciuar me vullnetin e kryeministrit Rama është kundërshtuar ashpër nga mediat si dhe një pjesë e figurave publike pasi cënon pavarësinë e mediave dhe të drejtën e informimit.

Edhe AMA sot nuk e miratoi projektligjin, vendimi përfundimtar i takon parlamentit të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.