Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

AMA në aksion, gjobit rëndë dhe mbyll dhjetëra subjekte kabllore

Shkruar nga Newsbomb

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA,  gjatë muajit prill ka ndërmarrë një sërë aksionesh kontrolli kundër fenomenit të Piraterisë Televizive.

AMA bën me dije se në total janë ushtruar mbi 30 kontrolle inspektimi në zonat ku ka pasur informacion për Pirateri Televizive.

Këto kontrolle janë ushtruar kryesisht në qarqet Korcë, Dibër, Fier, Elbasan, Vlorë dhe siç njofton AMA do të vijojnë edhe në zonat e tjera të vendit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara kanë rezultuar katër subjekte që ushtronin aktivitet të pa autorizuar nga AMA.

Ndaj këtyre subjekteve është bërë sekuestrimi i pajisjeve dhe në dy raste është proceduar edhe me masën administrative gjobë në vlerën 5 milionë lekë.

Ndaj shtatë subjekteve të pajisura me autorizim, por që transmetonin programe pa të drejtë transmetimi është marrë masa administrative gjobë me vlerë nga 1 deri në 2 milionë lekë.

Ndaj subjekteve të tjera ka vijuar kontrolli për verfikimin e kontratave të transmetimit.

“AMA gjen rastin të apelojë të gjithë subjektet audiovizivë që të respektojnë kontratat e lidhura me mbajtësit e të drejtave si dhe të respektojnë zonat e ofrimit të shërbimit për të cilat gëzojnë autorizim prej saj.

Autoriteti është i vendosur që t’i japë fund këtij fenomeni negativ i cili dëmton subjektet private, Buxhetin e Shtetit si dhe konkurrencën e ndershme në tregun audioviziv.

AMA njofton të gjithë palët që ky angazhim do vijojë në mënyrë të pandërprerë”, thuhet në njoftimin e sotëm të AMA-s, 24 prill 2019.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll