Hapësire reklamuese

Aktualitet

ALVINI SOT/ Del foto e vogëlushit që theu zemrat e shqiptarëve, i lirë në Damask duke parë një celular

Shkruar nga Newsbomb

Publikohet e para foto e Alvin Berishës, djalit që për shumë ditë me radhë fitoi zemrat e shqiptarëve dhe mbështetjen e italianëve, raporton newsbomb.al.

Këshilltari i presidentit Ilir Kulla, ka publikuar të vetmen foto të Alvin Berishës sot në Damask të Sirisë. Alvini duket me një punonjës asistent te gjysmëhenës së kuqe, për shkak të jelekut të tij, dhe po ashtu Alvinit të vogël i kanë vendosur në kokë një kapele të tillë. Punonjësi dicka I tregon në cellular.

Prej javësh babai i Alvinit me mbështetjen e gazetarëve italianë kërkoi djalin e tij që kishte ikur me të ëmën në Siri dhe e gjeti. Takimi mes tyre u transmetua në televizionet italiane e ndërkohë filluan përpjekjet për lirimin e tij, raporton newsbomb.al.

Gazetarët denoncuan mungesën e ndihmës dhe bashkëpunimit të ambasadës sonë në Turqi, në vecanti ambasadorit Gazheli.

Më pas, filluan përpjekjet nga të gjitha palët, dhe sot, lajmin e jep këshilltari I presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu