Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po hetojnë, lidhur me një kërcënim me vdekje, dërguar Prokurorit të Distriktit të Manhatanit, Alvin Bragg. Këtij të fundit iu dërgua një zarf me pluhur të bardhë.
Bragg, i cili po heton ish-presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh që pretendohet se ia dha aktores dhe regjisores së filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.
Prokurori Bragg ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump, i cili është sinjalizuar se mund të përballet me akuza penale, për pagesën e parave të heshtura për aktoren Daniels.
Oficerët e Policisë thanë se letra i drejtohej prokurorit te Manhatanit Alvin Bragg-it ku shkuhej: “ALVIN: DO TË TË VRAS!”.
Pas ekspertizës zyra e prokurorit tha se brenda zarfit nuk kishte asnjë substancë të rrezikshme.