Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
20 %
Mar
28 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Aluizni shton kategorinë e legalizimeve, përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar në tokë shtet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shteti po u jep qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje një mundësi të re. Bëhet fjalë për ata shtetas që kanë ndërtuar në tokë shtet apo në tokë të të tretëve pas vitit 2009, dhe sipas ALUIZNI kanë një mundësi për të përfituar banesat e tyre.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp në faqen e vet në facebook, ALUIZNI bën me dije se vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit mund të përfitojnë pronën këta qytetarë.

“Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI, ju njofton se: kush ka ndërtuar një objekt pas vitit 2009 deri në prill 2014 në tokë shtet ose të të tretëve janë të lutur ta vetëdeklarojnë pranë zyrave të ALUIZNI. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetë pjesë e procesit të legalizimit objekti juaj informal” shprehen zyrtarët e ALUIZNI.

Ndryshimet ligjore që shtuan edhe këtë pikë në ligjin ekzistues ndodhën pak javë më parë dhe duket se zyrtarët e ALUIZNI kërkojnë të intesifikojnë thirrjet e tyre në  këto ditë të nxehta vere, duke pasur paraysh faktin se jo kushdo në këtë kohë e ka mendjen tek procedurat. 

Më shumë

spot_img