Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

ALUIZNI bën analizën, në një vit u punua sa PD në 8 vjet

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame, e cilësoi 2014 si një vit pune rezultativ pasi premtimi i vendosur për të dhënë aq leje sa dha PD-ja në 8 vjet po arrihet në më pak se një vit, ndërsa synohet avancimi i këtij premtimi me zgjidhjen e problemit të çdo qytetari që beson tek ky proces.

“Ky vit, që nuk mund të quhet tamam një vit pune, pasi ekipi ynë ka nisur nga puna në mars-prill 2014, ka qenë një vit i vështirë me problematika të jashtëzakonshme. Kur bëmë llogaritjet e para ishin 40-50 mijë objekte të përgatitura dhe ne menduam se do të donin vetëm një rregullim, por kur mbaroi skedimi i situatës së brendshme patëm një firo të madhe, nga 50 mijë përfunduam në 300 objekte, pjesa tjetër duheshin bërë përditësimi në terren nga e para pasi ishin bërë përciptas” tha Lame.

 “Kur nisëm punën kuptuam se dhe kjo pjesë, pra e vetdeklarimeve të mbledhura, kishte problematika të panumërta, dosjet ishin pa numër identifikimi personal, por vetëm me numrin e protokollit të rrethit nga vinin dhe kjo bëri që të bëheshin nga fillimi të gjitha materialet”, tha Lame.

“42 mijë objekte të përditësuara deri në vitin 2013, ndërsa nga 2013 deri në fund të vitit 2014 janë 64 mijë objekte të tjera të përditësura, ndërkohë që dhe ato që janë bërë më parë do të rivlerësohen pasi gjatë kësaj kohe kanë bërë shtesa e ndryshime. Procesi vazhdon me shpërndarjen e lejeve në të gjitha qarqet. Ndryshe nga koha e shkuar ku lejet e dhëna në masën 80 për qind të tyre ishin për hotele, apo biznese të tjera duke e deformuar logjikën e ligjit për legalizimevet, gjatë kësaj kohe 90 për qind e lejeve janë dhënë për banesat” tha kreu i ALUIZNI.

Drejtori i ALUIZNI-t bëri dhe një tablo të punës së bërë në qarqe, duke theksuar se pavarësisht vështirësive që kanë në numrin e pakët të punonjësve dhe të zyrave, drejtoritë rajonale kanë arritur të tejkalojnë në më pak se një vit punën e bërë në 8 vjet nga qeveria e mëparshme.

Më shumë