Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Altin Goxhaj zbulon organizimin e madh: U bëjmë thirrje qytetarëve trima, do t’i bëjmë ballë agjendës për shpopullimin e Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Altin Goxhaj ditën e sotme ka folur sërish për temën e përmendur nga ai prej kohësh, agjendën e shpopullimit të Shqipërisë.

Ai tha se ka përgatitur një organizim të madh për t’i bërë ballë kësaj agjende, duke zbuluar se do të krijohet një grup reporterësh që do të përgatisin raporte çdo 6 muaj për situatën në vend.

Goxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të filmojnë policinë sa herë që këta të fundit shkelin ligjin.

“Jemi në një situatë që njerëzit thonë përse nuk na ndihmon bota. Nuk e dinë që po gënjehen prej kaq vitesh nga PD. Duke shpikur këtë pjesën droga drgoa dhe krimi, kanë hequr vëmendjen nga gjërat e tjera. Përralla që nuk i hyn në punë askujt. Populli po vuan nga qveria jo nga krimi e droga.

Jemi në një vend si në vitet 89. Këto gjëra nuk duhen mbajtur të fshehura. Ne kemi krijuar një rrjet reporterësh për të drejtat e njeriut. Do të vërtetojmë se në këtë vend qeveria po bën shtypje dhe presione që njerëzit të largohen.

Duke parë këto, e kupton përse shqiptarët po ikin. Jemi përballë një realiteti që do t’i tregojmë botës, që në Shqipëri po shkelen të drejtat e njeriut si në kohën e diktaturës.

Do të bëhen raporte mujore dhe vjetore për t’i treguar botës se ne nuk jemi vend demokratik. Në këtë situatë ne i bëjmë thirrje qytetarëve trima që marrin celularin dhe të filmojnë policinë. Ju bëj thirrje të gjithëve që këto ditë do na keni çdo ditë në takim.

Nga ora 6 deri në orën 7 tek pallati i kulturës, pjesa përballë xhamisë, po krijojmë rrjetin e reporterëve të të drejtave të njeriut. Është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të cilët kanë për detyrë që me celularin e tyre dhe me kartën e reporterit e cila do jetë një kartë me vlerë statusi mbrojtje, jo një status koti. Nuk do jemi një rrjet rrugësh ku policia do guxojë të afrohet. Do bëjmë raportim një herë në 6 muaj një herë në vit”


Më shumë

spot_img
spot_img