Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Altin Goxhaj i përgjigjet akuzave të Pano Sokos: O Pano, kësaj i thonë krenar por i dh*erë! Si thua të shkojmë në gjyq për shpifje, apo do thuash isha i pirë prej dështimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Altin Goxhaj i është përgjigjur akuzave të kandidatit të Nismës thurje në Tiranë, Pano soko, pasi ky i fundit tha që avokati ka marrë 180 milionë lekë nga Soros-i.

 Gjithashtu Soko e akuzoi Altin Goxhajn se ishte paguar nga Tom doshi për të sulmuar Nismën thurje. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i avokatit Goxhaj, i cili e akuzon Sokon për shpifje, madje thotë se do t’i drejtohet edhe gjykatës.

Goxhaj sqaron se akuzat e Pano Sokos nuk janë të vërteta, ndërsa rendit shpifjet e Sokos dhe sqaron marrëdhënien e tij me Soros-in.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

O PANO, KËSAJ I THONË KRENAR POR I DHJERË  SI THUA SHKOJMË NË GJYQ PËR SHPIFJE APO DO THUASH ISHA I PIRË PREJ DËSHTIMIT?

O Pano Soko po ti ruaje nervat do bëje figurën e humbësit dinjitoz.

Kësaj i thonë KRENAR POR I DHJERË  

Se ju jeni të gjithë krenarista, të gjithë krenar për shërbimet ndaj Soros

Tani përgjigju publikisht:

Je gati të shkojmë në gjykatë civile për shpifje (ti mban përgjegjësi për budalliqet që shkruan se nuk je deputet dmth “i papërgjegjshëm” ) për 3 Shpifjet:

Shpifja nr 1:

1. Shpifjen prej 180 milionë lekë që pretendon se kam marrë nga Soros (unë i kam bërë publike prej 15 vjetësh që nga 1993 deri në 2002) projektet që kanë marrë organizatat ku unë kam qenë pjesë (dhe ndryshe nga ju unë i bëja transparente dhe publike çdo dy vjet) dhe shifra e të gjiha miniprojekteve dhe aktivitete ka qenë 36 mijë dollarë në 9 vjet dmth mesarisht diku te 4 mijë $ / vit ndërkohë që Këshilli Rinor Shqiptar ku unë bëja pjesë ishte organizata më e madhe që ka ekzistuar në historinë e shoqërisë civile të Shqipërisë dhe bënte mesatarisht 1 aktivitet publik në javë  [sa për kuriozitet për 32 vjet unë kurrë nuk kam marrë asnjëherë rrogë të mirëfillte jo direkt nga Soros por as indirekt nga asnjë projekt i Soros  natyrisht që kam përfituar disa bileta apo shpërblim ndonjëherë si trainer].

Këtë transparencë e kam bërë gjithmonë publike madje që nga 2003 (në Asmblenë e Këshillit Rinor), 2008 (te Peshku pa Ujë), 2013, 2015, 2016, 2017. Ndërsa ju si Nisma refuzoni ende të tregoni pse gënjyet para Zgjedhjeve që nuk financoheshit me projekte nga Soros për Nismën (Projekti Amicus 2018-2019 i Leviz Albania i menaxhuar direkt nga Fondacioni Soros në zyrat e Soros).

Shpifja nr 2:

2. Akuzën që unë isha Dretues i Soros. Unë  vetëm s’kam qenë kurrë drejtues i Soros, por as staf dhe as strukturë, kurrë. Kam qenë në një bord këillimor ku kam përfituar gjths 450 dollarë në total në 2 vjet (50 $ për çdo mbledhje ku merrja pjesë). Unë s’jam paguar kurrë me rrogë nga Soros por nga viti 2001 deri në 2003 kam qenë në një nga 7 bordet këshillimore të Soros ndërkohë që kam dhënë dorëheqje në 2003 kur kuptova i pari në Shqipëri se çfarë përfaqëson Sorosi dhe çfarë axhende kundër Shqipërisë kishte ndaj dhe nisa për kokrrën e qejfit tim luftën me oktapodin më të madh në botë

Shpifja nr 3:

3. Tani këtë idiotësinë që mua më ka paguar Tom Doshi e ke vërtet më qesharaken  Pse duhet të më paguante? Më mungonte gjë motivi për të shkruar gjths 5 statuse dhe 10 komente në kompjuterin tim për Nismën Soros që kam kaq vjet që e denoncoj, dmth që në 2019?

Pano, si thua, ke b.. të shkojmë në gjykatë apo do thuash se kur e shkrujte këtë idiotësinë ishe i pirë? [Gjths 1 dollar do të të kërkoj se gjyqi ka karakter moral ]

P.s.

1. E kam thënë prej 3 vjetësh që Endri ju rrotullon të gjithëve si zara, dhe i nxjerr gjthm gështenjat me duart e të tjerëve, është si biçim Erion Velije  

2. Edhe Orban që ka përzënë Sorosin nga Hungaria kur ishte në moshën time të re 24-31 vjeç ka pasur mbështetjen e Soros, ndaj jo vetëm që nuk kompleksohem kur më përmendin Sorosin, përkundrazi e quaj avantazhin më të madh që kam pasur për ta njohur ë thellësi dhe brendësi, deh arsyeja që nuk më heqin qafe ëstë pikëisht buja që do të bënte heqja ime qafe pikërisht për shkak të kësaj historie “hoqën qafe dkë që ishte brenda dhe u nxorri të palarat”.

LEXO EDHE: Pano Soko akuzon avokatin Altin Goxhaj: Mori 180 milionë lekë grante si drejtues i Sorosit, u financua edhe nga Tom Doshi për të sulmuar Nismën Thurje



 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img