Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Altin Dumani prezanton punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të BE

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani prezanton punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani ka prezantuar punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Ambasada gjermane ka ndarë një foto nga takimi, teksa shkruan se SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe se ka ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndër të tjera Ambasada gjermane përgëzon Dumanin dhe ekipin e tij për punën e bërë deri më tani.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së ?? në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.?

Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij. ??️???”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed