Hapësire reklamuese

Aktualitet

Altin Çoku tregon historinë e fotos intime me vajzën që u vetëvra: E publikoi shoku

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shihni në foto është Altin Çoku. 39-vjeçari që publikoi në Tik Tok foton intime të 27-vjeçares në Kamzë, e cila vrau veten mbrëmjen e së shtunës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku jetonte me qira.

Altin Çoku ka rënë në prangat e policisë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”. Personi në fjalë është një emër i njohur në Tik Tok.

Altin Coku Altin Coku

Dy ditë më parë ai ka treguar në Tik Tok versionin e tij të historisë lidhur me publikimin e fotos intime të 27-vjeçares e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e katit të katërt.

Në një bisedë live në Tik Tok me Cllevio  Serbianon, Altin Çoku pretendon se foton intime me 27-vjeçaren nuk e ka publikuar ai, por një shok i tij.

Live ne Tik Tok i Cokut me Cllevion Live ne Tik Tok i Cokut me Cllevion

Lexo edhe: 27-vjeçarja në Kamzë vrau veten pasi i publikuan foto intime në Tik Tok, kapet autori

Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.

Ai thotë se ka qenë vetë e reja që ka bërë foto intime, të cilën më pas sipas tij ia ka dërguar me mesazh. Gjatë rrëfimit ai zbulon gjithashtu se pas publikimit të fotos është zënë me bashkëshorten e tij.

"Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto”, tregon Altin Çoku gjatë bisedës me Cllevion ne Tik Tok.

Video në Tik Tok

@funny0vide #shqipe #shqip #shqiptar #shqiperia #shqiptaretneperbote??? #altinqoku #cllevio #cllevioserbiano44 #adin ♬ suono originale - ?_MARRINA..?..SHQIPTARE_?

27-vjeçarja ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj, i cili është nga Kosova. Për shkak të krizës në martesë ajo ishte kthyer në Kamzë. Ajo kishte edhe një vajzë 2 vjeçe nga martesa në Kosovë.

Gjatë kohës së qendrimit në Kamzë e reja ishte njohur me 39-vjeçarin Altin Çoku. Gjatë daljeve në hotel me të renë, Çoku i ka bërë foton intime 27-vjeçares, të cilën më pas dyshohet se e publikoi në Tik Tok.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese