Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Altin Binajt i mbaroi mandati, Gjykata Kushtetuese hap procedurën e aplikimit për vendin vakant

Lajme të ngjashëm

Gjkyakta Kushtetuese ka nnjoftuar se ka hapur procedurën aplikimit për plotësimin e vendit vakant në këtë institucion.

Gjyqtari do të ketë një mandat të plotë 9 vjeçar, ndërkohë që bëhet me dije se kjo vakancë u krijua për shkak se anëtarit Altin Binaj i ka përfunduar mandati.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021 të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër duhet të plotësojë edhe këto kritere:

të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

vjetërsisë në profesion;

përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

Jetëshkrimin me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

Fotokopje të kartës së identitetit;

Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 14.02.2022 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën: Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.

Më shumë