Hapësire reklamuese

Aktualitet

Alqi Bllako rekurs në Apelin e Posaçëm, kërkon masë më të butë sigurie

Shkruar nga Newsbomb
Alqi Bllako rekurs në Apelin e Posaçëm, kërkon masë

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ka bërë rekurs në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe kërkon masë më të butë sigurie. Ai aktualisht ndodhet në "Arrest me burg" dhe kërkon të dalë nga qelia dhe të ndryshohet masa e sigurisë.

Ditë më parë, Bllako është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm dhe ka mohuar akuzat. Ish-deputeti është shprehur se nuk kishte funksion në vendimmarrje. Procedura sipas tij, është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit.  

“Nuk kam patur funksion në vendimarrrje për shpronësimin e vendit për inceneratorin, dërgova vetëm shkresën për miratim në qeveri”, mësohet të ketë thënë Bllako para prokurorëve.

Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, ish-deputeti Alqi Bllako është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Alqi Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu