Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Alqi Bllako dha dorëheqjen, Kuvendi i njofton vakancën KQZ-së, Pandeli Majko një hap larg mandatit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar zyrtarisht KQZ për të zëvendësuar emrin e deputetit Alqi Bllako, në radhët e deputetëve socialistë. Ky i fundit dorëzoi dje mandatin për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Nënkryetarja Ermonela Felaj ka bërë me dije në nisje të seancës së kësaj të enjteje, 31 mars, se Kuvendi është njohur me aktin e dorëheqjes dhe ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse, e më pas të tregojë se cili deputet e merr mandatin.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullent të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron.Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

Menjëherë sapo KQZ të shprehet, do të bëhet betimi i deputetit në Kuvend dhe ai nis zyrtarisht detyrën. Neësbomb.al shkruan se deputeti që zë vendin e Alqi Bllakos është Pandeli Majko. Ky i fundit renditej i 19-ti në listën e Tiranës, por PS arriti të nxirrte vetëm 18-të emra.

Kodi Zgjedhor parashikon se në momentin kur një deputet ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Pandeli Majko grumbulloi 8750 vota, por nuk e theu dot herësin dhe për rrjedhojë nuk mori dot as mandatin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img